Ende nuk është marrë ndonjë vendim për kërkesën që Policia i ka dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të shtyhet afati për regjistrimin e veturave të cilat kanë targa ilegale.
“Kërkesën e kemi pranuar, është duke u shqyrtuar, por për momentin nuk ka ndonjë vendim”, tha Nora Fetoshi, zëdhënëse e MPB-së.
Gjithashtu ajo për Klankosova.tv tregoi se deri më tani janë kryer me mijëra regjistrime.
“Deri në orën 12:00, ishin 3 mijë e 892 (regjistrime). Besoj se deri në orën 18:00, e kalon shifrën 4 mijë”, shtoi Fetoshi.
Ajo bëri të ditur se të gjitha targat ishin serbe, ndërsa në shifrën që e vuri në dukje përfshihen edhe regjistrimet e proceseve që filluan që nga viti i kaluar, jo vetëm të këtij procesi të fundit.
:
The post Ende s’ka vendim për kërkesën për shtyrjen e afatit për regjistrimin e veturave me targa ilegale appeared first on Klan Kosova.



