Home > Uncategorized > Izraeli pret një fazë të re të vështirë në Gaza, thotë një zëdhënës qeveritar

Izraeli pret një fazë të re të vështirë në Gaza, thotë një zëdhënës qeveritar

//
/
Comments are Off

Izraeli pret luftime të vështira në fazën e re të luftës së tij në Gaza, por është i hapur për “reagime konstruktive” për reduktimin e dëmit ndaj civilëve për sa kohë që këshilla është në përputhje me qëllimin e tij për të shkatërruar Hamasin.

Kështu tha një zëdhënës qeveritar të martën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv

“Ne po ecim përpara me fazën e dytë tani. Një fazë e dytë që do të jetë e vështirë ushtarakisht,” u tha gazetarëve zëdhënësi Eylon Levy.

Forcat izraelite kanë filluar të operojnë në zonën jugore të Rripit të Gazës të drejtuar nga Hamasi, ku popullsia është shtuar nga rreth 1 milion refugjatë nga zonat veriore dhe është përballur me presion të madh ndërkombëtar, duke përfshirë Uashingtonin, për të kufizuar viktimat civile.

The post Izraeli pret një fazë të re të vështirë në Gaza, thotë një zëdhënës qeveritar appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights