Home > Uncategorized > Nis transmetimi i Miss Shqiptarja në Botë 2023

Nis transmetimi i Miss Shqiptarja në Botë 2023

//
/
Comments are Off

Nën organizimin e Gecjan Fashion Group me producent Ilir Geci dhe televizonit Klan Kosova po realizohet spektakli Miss Shqiptarja në Botë 2023.

Eventi më i madh i bukurisë në Botën Shqiptare, sonte kurorëzon ikonën e bukurisë Shqiptare në Botë.

Nga mbi 1500 vajza konkurrente sonte vetëm 28 prej tyre kanë arritur që të jenë pjesë e finales së madhe.

Mbi 30 mijë euro shpërblime, dhurata, bursa studimi e udhëtime jashtë vendit, e mbi të gjitha kurora magjike me shqiponjën dy krenare që do të vendoset në kokën e Miss Shqiptarja në Botë 2023.

Juria e spektaklit përbëhet nga, Ilir Geci- president i Jurisë, Adil Üstündağ- Green Park hotel and Resorts, Lena Krasniqi- A Plus Medical Solutions, Faton Sylejmani-Jaffa Plus, Liridona Muhaxhiri – Fashion designer dhe Shqipe Asllani, Make-Up artiste.

Përveç çmimit te parë si Miss Shqiptarja në Botë sonte do të ndahen dhe shumë çmime të tjera për vajzat finaliste.

The post Nis transmetimi i Miss Shqiptarja në Botë 2023 appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights