Home > Uncategorized > Qentë kafshojnë një vajzë në Prishtinë, viktima thotë se askush nuk e ndihmoi (VIDEO)

Qentë kafshojnë një vajzë në Prishtinë, viktima thotë se askush nuk e ndihmoi (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Një 23-vjeçare nga Prishtina, është sulmuar të dielën nga disa qenë endacakë, ku si pasojë përfundoi me lëndime goxha të rënda.

Ajo theksoi se gjatë kohës kur ndodhi kjo, nuk u ndihmua nga askush, edhe pse sipas saj në atë kohë përreth saj kishte lëvizje të njerëzve dhe veturave.

“Jam dalë me pi kafe me një shoqe, duke u kthyer nga Fakulteti Filologjik shoqja ime kishte punë të tjera, u ndava me të, e thirra motrën në telefon edhe më pyeti se ku jam, i thash dua të shkoj në shtëpi, më tha prit te semaforat, takohemi dhe shkojmë bashkë. E kalova rrugën i pashë disa qenë pak më lart, dhe thash të kthehem edhe një herë poshtë më mirë të mos kaloj, po e pres këtu. U ktheva me trup nga veturat, nuk e kam pritur veç kur ka ardhur qeni dhe më ka kafshuar. As nuk e kam ngacmuar ose diçka, përkundrazi nuk frikësohem nga qentë.”

“Nuk më ka ndihmuar askush. Kanë qenë dy qenë, njëri ka qenë pak më larg, kam bërtit aq sa kam mundur, askush nuk ka ardhur për të më ndihmuar, as veturat që i kam pas tepër afër veç ecën dhe e shikuan punën e tyre”.

Ajo tutje në një intervistë për Arjeta Sinanin, tha se momenti i ballafaqimit me qenin e rrugëve ka zgjatur derisa ka rënë për toke, ku pas kësaj nuk ka qenë në gjendje as të kuptoj më se çfarë është duke ndodhur me të, përveç se e ka parë që plaga po i rrjedh gjak, ku pastaj ka ardhur motra e saj dhe pastaj ka hipur në veturë dhe ka shkuar në emergjencë.

“Shkova në emergjencë nuk kam qenë rasti i vetëm ka qenë rasti i gjashtë që ka ndodhur atë ditë.”

23-vjeçarja mes tjerash tha se plaga e saj është e madhe, dhe se mjekët i kanë thënë që trajtimi i rastit të saj mund të zgjasë me javë.

Ajo shtoi se gjendja e saj emocionale nuk është e mirë, dhe se ka qenë edhe te psikologu ku ai i ka thënë se i duhen disa trajtime sepse është e traumatizuar, dhe se ai ka dhënë disa hapa të cilët tha se nuk mund t’i përdor pa u konsultuar me mjekun për shkak të plagës sepse ekziston rreziku se mund të ketë gjakderdhje.

Në intervistën për Klan Kosovën, ajo gjithashtu deklaroi se plagën e ka ende të hapur, sepse është shumë e madhe dhe duhet të qëndrojë ende ashtu në mënyrë që të kullohet plaga.

The post Qentë kafshojnë një vajzë në Prishtinë, viktima thotë se askush nuk e ndihmoi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights