12 mjekë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë kanë filluar mësimet profesionale për ultrazërin e abdomenit për herë të parë në kujdesin parësor.
Përmes këtij avancimi profesional, mjekët e trajnuar mund t’i ekzaminojnë pacientët me telashe shëndetësore për veshkat, mëlçinë, pankreasin, fshikëzën urinare dhe të gjitha organet në pjesën e barkut, raporton Ju Flet Prishtina.
Për shqetësimet e mundshme në ndonjërën prej këtyre pjesëve të trupit, prishtinasit këtë shërbim do të mund të marrin nga shkurti i 2024 në pesë qendra mjekësore.
Nga drejtoria e Shëndetësisë theksojnë se ky avancim i stafit do të ndikojë në uljen e rasteve të referuara për në QKUK.
Kreu i Shëndetësisë për këtë komunë, Izet Sadiku, thekson se brenda një të ardhme të afërt synohet që të gjithë mjekët familjarë të aftësohen për ultrazërin e abdomenit. /Klankosova.tv
The post Ultrazëri i barkut bëhet edhe në QMF-të e Prishtinës – ulen rastet e referuara në QKUK (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


