Në një atmosferë festive dhe emocionuese me mysafirë të shumtë, ka nisur Gala Mbrëmja e Federatës së Futbollit të Kosovës “Laureatët 2023” për të nderuar dhe shpërblyer lojtarët, trajnerët, klubet dhe personalitetet e rëndësishme të futbollit në Kosovë për vitin që po e lëmë pas.
Mbrëmja ka nisur me befasi, ku anëtari i skuadrës Austria Wien, Fisnik Asllani ka vendosur t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Ai është ngjitur në skenë bashkë me përfaqësuesin e FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli, derisa atij ia ka dhuruar fanellën dardane presidenti i FFK-së, Agim Ademi.
“Jam shumë i lumtur që më është ofruar mundësia të luaj për Kosovën. Falënderoj familjen time që gjithmonë ka qenë afër meje, falënderoj edhe Fekmi Kongjelin dhe Agim Ademin”, ka theksuar Fisnik Asllani.
The post Fisnik Asllani i bashkohet Kosovës: Jam shumë i lumtur, falënderoj familjen time që gjithmonë ka qenë afër meje appeared first on Klan Kosova.



