Lufta frontale e mënjanimi i eksponentëve të rrezikshëm është specialiteti i tyre.
Krismat e armëve të njësisë më elitare të Policisë së Kosovës u dëgjuan si kurrë më parë.
Specialët ishin bërë gati për luftë. Më 24 shtator ata ia dolën të parandalonin aneksimin e veriut, i planifikuar nga grupi terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.
Për Klan Kosova protagonistë nga Njësia Speciale Intervenuese tregojnë si arritën t’i rrethonin e dëbonin sulmuesit e armatosur gjerë në dhëmbë.
Aftësitë e tyre ata do t’i demonstrojnë edhe në një reportazh ekskluziv të përgatitur nga Qëndresa Tërshani e Rron Salihu.
Ekskluzivisht nga ora 17:30 në Info Magazine, në Klan Kosova.
The post “Operacioni më i rëndë dhe më i suksesshëm prej kur ekzistojmë si NjSI”, flasin ekskluzivisht protagonistët e Banjskës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.




