Home > Uncategorized > Izraeli e kërcënon Libanin me luftë nëse sulmet e Hezbollahut vazhdojnë

Izraeli e kërcënon Libanin me luftë nëse sulmet e Hezbollahut vazhdojnë

//
/
Comments are Off

I dërguari izraelit në OKB ka kërcënuar me “luftë në shkallë të plotë” nëse sulmet e Hezbollahut vazhdojnë.

Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Gilad Erdan ka kërkuar që të marrin fund sulmet nga territori libanez ndaj Izraelit, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

“Pesëdhjetë mijë civilë izraelitë u zhvendosën përgjatë kufirit verior për shkak të sulmeve të mbështetura nga Irani nga Libani. Këto sulme janë shkelje flagrante ndaj sovranitetit të Izraelit, ndaj të drejtës ndërkombëtare dhe ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit, tha ai.

“Izraeli do të mbrojë veten. Unë e kam paralajmëruar këtë këshill pafundësisht”, vazhdoi ai.

The post Izraeli e kërcënon Libanin me luftë nëse sulmet e Hezbollahut vazhdojnë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights