Home > Uncategorized > Dimarco zgjat kontratën me Interin

Dimarco zgjat kontratën me Interin

//
/
Comments are Off

Mbrojtësi italian, Federico Dimarco ka arritur marrëveshje me Interin për të zgjatur qëndrimin në qytetin e modës në Itali.

Dimarco ka nënshkruar kontratë të re me zikaltërit deri në qershor të vitit 2027.

“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Federico Dimarco: mbrojtësi i lindur në vitin 1997 do të jetë me Nerazzurrët deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftim.

Ai ka zhvilluar 21 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat, duke kontribuar me tre gola dhe pesë asistime. /Klankosova.tv.

The post Dimarco zgjat kontratën me Interin appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights