Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Arandinas me rezultat 3-1, duke kaluar kështu në të 1/8 e finales në kuadër të Kupës së Spanjës.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola, pasi mungonte konkretizimi nga dy anët.
Ndërkohë pjesa e dytë dhuroi plot katër gola. Golin e parë në ndeshje e shënoi Joselu, në minutën e 54’.
Vetëm një minutë më vonë, Brahim Diaz, e dyfishoi epërsinë e Realit.
Teksa Rodrygo realizoi golin e katërt në minutën e 91’. Vendasit golin e nderit e shënuan dy minuta më vonë me anë të Nacho Fernandez.
Përndryshe, Arda Guler ka debutuar më në fund pas transferimit në verën e shkuar.
The post Reali fiton ndaj Arandinas, Arda Guler debuton më në fund appeared first on Klan Kosova.



