Home > Uncategorized > Gjakovë: 16-vjeçari lëndohet duke punuar në një mishtore, intervistohet babai

Gjakovë: 16-vjeçari lëndohet duke punuar në një mishtore, intervistohet babai

//
/
Comments are Off

Një 16-vjeçar ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në një mishtore (biznes familjar) në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur të shtunën në rrugën “Urim Bytyqi”.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se viktima ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal.

“Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës”, tha ai.

Raportohet se viktima ka pësuar lëndime serioze në stomak.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar babai.

The post Gjakovë: 16-vjeçari lëndohet duke punuar në një mishtore, intervistohet babai appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights