Home > Uncategorized > Rinis punën Specialja, këtë muaj pritet vendimi për Pjetër Shalën

Rinis punën Specialja, këtë muaj pritet vendimi për Pjetër Shalën

//
/
Comments are Off

Gjykata Speciale do ta rinis punën e saj pas një pushimi tri javor.

Sipas kalendarit, nga e marta e deri të premten, para trupit gjykues do të paraqitet Pjetër Shala.

Ndërkaq, javën tjetër gjykimi do të vazhdojë edhe për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Këtë muaj, trupi gjykues pritet të vendos rreth çështjes së Pjetër Shalës, i cili akuzohet për krimet lufte.

Dhomat e Specializuara, kanë nisur pushimin dimëror më 18 dhjetor, derisa pas vdekjes së njërit nga avokatët e Kadri Veselit, mbrojtja kishte kërkuar kohë disa javë, për të zëvendësuar avokatin.

The post Rinis punën Specialja, këtë muaj pritet vendimi për Pjetër Shalën appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights