Ukraina ka zhvilluar bisedime sekrete me vendet e G7-ës, Arabinë Saudite, Indinë dhe Turqinë për të diskutuar kushtet e saj për paqe me Rusinë.
Bloomberg e ka raportuar samitin e mbajtur në Riad, kryeqytetin arab, më 16 dhjetor, synim i së cilit ishte kundërshtimi i përpjekjeve të Rusisë për ta përshkruar Ukrainën si të pavullnetshme për ta negociuar fundin e luftës, përcjell KlanKosova.tv.
Vendet anëtare të G7-ës thanë se kanë refuzuar thirrjet nga pjesëmarrësit jashtë grupit për t’u angazhuar direkt me Rusinë për një armëpushim të mundshëm.
Ata raportohet se kanë këmbëngulur se çfarëdo marrëveshjeje paqeje duhet ta respektojë integritetin territorial të Ukrainës.
The post Ukraina ka mbajtur ‘bisedime sekrete’ me G7-ën, Arabinë, Indinë dhe Turqinë appeared first on Klan Kosova.


