Eksperti financiar në tregjet financiare, Emanuell Bajra, deklaroi se ka tendencë të futjet se Bitcoinit brenda infrastrukturës financiare, e që kjo sipas tij d.m.th që mundësitë janë që me legalizimin nga rregullatori amerikan ACC do t’ia krijojë mundësinë shumë investitorëve, duke filluar nga ato të vegjël e deri te investitorët e institucioneve publike financiare të investojnë në këto platforma të njohura financiare.
“Unë mendoj se kjo është revolucionare dhe nuk është vetëm një ëndërr e njerëzve që e ndjejnë veten të shtrydhur ose të ndrydhur nga bankat ose sistemi financiar që e mbartin me vete atë mllefin ndaj këtyre institucioneve, por është edhe si një liberalizim i financës në përgjithësi, se u bën të mundur shumë njerëzve qasjen më të lehtë në financë, në investime dhe në dituritë e tjera që bota e kriptovalutave sjellë”.
“Një para digjitale do ta ndihmonte Kosovën në të ardhmen digjitale, sepse mos të harrojmë që shtetet si Anglia, Shba, Franca, etj. i kanë marr iniciativat e tilla për krijimin e digjitalizimit të parasë – monedhës së tyre zyrtare, dhe përderisa rregullatori amerikan e legalizon Bitcoinin si instrument financiar i investueshëm dhe i tregtueshëm, atëherë besoj se kjo do të ketë efekte gjithandej botës. Pra, Bitcoini do të bëhet një instrument financiar që shumë njerëz kanë mundësi të investojnë në të”, deklaroi Bajra për emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
The post Bajra: Një para digjitale do ta ndihmonte Kosovën në të ardhmen digjitale (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


