Home > Uncategorized > Flugaj: Përfitimi do të jetë ekonomik nga heqja e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe (VIDEO)

Flugaj: Përfitimi do të jetë ekonomik nga heqja e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Fitim Flugaj, studiues i Lindjes së Mesme sonte i ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me heqjen e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai është shprehur se nga kjo, përfitimi kryesor për Kosovën do të jetë përfitimi ekonomik, njofton Klankosova.tv.

“Përfitimi më i madh do të jetë në aspektin ekonomik. Emiratet e Bashkuara Arabe edhe në aspektin ekonomik është një nga qendrat më të mëdha ku biznesmenët apo afaristët kosovarë janë furnizuar edhe me materiale, me prodhime të ndryshme që vijnë nga Azia e largët, sidomos nga Kina, nga Malaysia, Indonezia, Singapori e kështu me radhë, gjë që përfitimi kryesor do të jetë në përfitimin ekonomik”, është shprehur ai.

The post Flugaj: Përfitimi do të jetë ekonomik nga heqja e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights