Home > Uncategorized > Krasniqi: Synojmë vendin e parë për kualifikime në Evropian

Krasniqi: Synojmë vendin e parë për kualifikime në Evropian

//
/
Comments are Off

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Arona Krasniqi, ka folur rreth vitit të suksesshëm që patë vitin që lamë pas.

Ajo është shprehur po ashtu optimiste se pas garave që do të mbahen në shkurt të këtij viti, do të kryesojnë në vendin e parë.

“Është kënaqësi me qenë pjesë e Kombëtares, unë jam pjesë e Kombëtares e grup-moshave të reja 17-19 . Ka qenë një vit shumë i suksesshëm. Kemi pasur suksese, jemi kualifikuar për gara tjera që i kemi tani në shkurt që kanë mu mbajt nga 27 deri më 3 mars. Kemi për ta synuar vendin e parë për kualifikime në Evropian”, tha Krasniqi në Sports Show të Klan Kosovës.

“E kënaqur shumë, kemi dhënë maksimumin me lojtare dhe besoj që kemi me dhënë maksimumin prapë për tu kualifikuar tutje”.

Ajo është shpallur kampione vitin e kaluar në hendboll.

The post Krasniqi: Synojmë vendin e parë për kualifikime në Evropian appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights