Home > Uncategorized > KPK-ja shpall konkurs për 28 pozita për prokurorë të rinj

KPK-ja shpall konkurs për 28 pozita për prokurorë të rinj

//
/
Comments are Off

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shpallur konkurs për 28 pozita për prokurorë të rinj.

Shpallja e konkursit u bë pasi u prezantua analiza nga zëvendëskryesuesi i KPK-së, Veton Shabani, i cili  po ashtu propozoi që konkursi të shpallet për 28 pozita, raporton Betimi për Drejtësi, përcjell Klan Kosova.

Ndërkaq, sipas kryesuesit të KPK-së, Jetish Maloku, konkursi do të shpallet nga 22 janari, 2024.

Komisioni për Rekrutim do të jetë i përbërë nga: Hajdari, Jehona Grantolli, Armend Zenelaj, Aleksandër Lumezi, Blerim Isufaj, dhe anëtarë rezervë Ariana Shajkovci dhe Idain Smajli, me në krye Aleksandër Lumezin.

Në Komisionin për Rishqyrtim janë caktuar: Arian Gashi, Bahri Hyseni dhe Bedrije Syla-Alshiqi, kurse anëtarë rezervë Merita Bina-Rugova dhe Arben Ismajli.

The post KPK-ja shpall konkurs për 28 pozita për prokurorë të rinj appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights