Menaxheri i rrjeteve sociale në Big Brother VIP Kosova 2, Diamant Bajra, ka bërë të ditur se lajmi për dominimin e Big Brother VIP Albania ndaj Big Brother VIP Kosova, është e pavërtetë si dhe manipulim i audiencës,
Sipas tij mënyra se si janë marrë statistikat e publikuara si fakt i kësaj dominance, nuk ka të bëjë me statistikat se si qëndrojnë ato me të vërtetë, përcjell Klankosova.tv.
“Sa i përket të dhënave të statistikave kanë qarkulluar disa lajme se ka pasur një dominim të audiencës nga Big Brother VIP Albania, pra po flitet se është marr audienca e Big Brother VIP Kosova nga territori ynë dhe është përcjellë atje”, tha Barja në një lidhje direkte në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Është një e pavërtetë e madhe dhe është një manipulim i opinionit që është bërë gjatë ditës së kaluar pra me këto të dhëna që janë shfrytëzuar, pra bëhet fjalë për disa kërkime që janë bërë në Google e që kryesisht këto kërkime bëhen nga njerëz që nuk janë aktiv në platformat sociale dhe duke mos pasur qasje në këto platforma ata shfrytëzojnë Google si mjet kërkimi për tu informuar mbi preferencat e tyre, por asesi nuk do të duhej që të dhëna të tilla pra që janë minimale në krahasim me numrin e audiencës që është në platformat sociale ku në total shembull në Facebook janë afër një miliard përdorues në Kosovë ku dhe ngjashëm janë në TikTok dhe Instagram, pra nuk mund të bëhet një krahasim i tillë”.
Përndryshe Bajra paralajmëroi një ‘Prime’ të zjarrtë me shumë befasi, por që nuk do të mungojnë as ndëshkimet.
“Sonte edhe siç është paralajmëruar në ‘Promo’ do të jetë super spektakël, do të ketë shumë befasi por do të ketë edhe një ndëshkim që do të thuhet nga ‘Vëllai i Madh’”.
The post Bajra: Lajmi për dominimin e BBVA ndaj BBVK, një e pavërtetë e madhe dhe manipulim i audiencës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


