Home > Uncategorized > Osmani dekretoi 15 gjyqtarë me mandat fillestar

Osmani dekretoi 15 gjyqtarë me mandat fillestar

//
/
Comments are Off

Presidentja Vjosa Osmani me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 15 gjyqtarë me mandat fillestar.

Në ceremoninë e betimit, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani ka potencuar se integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar. /Klankosova.tv

The post Osmani dekretoi 15 gjyqtarë me mandat fillestar appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights