Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, të mërkurën tha se 253 persona ishin marrë peng më 7 tetor.
Kjo është hera e parë që Izraeli shpalli një numër të caktuar për pengjet, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.
Këto pengje u morën nga grupi Hamas, ku pas kësaj filloi një luftë mes Izraelit dhe këtij grupi, ku në Rripin e Gazës më 7 tetor nisën sulmet izraelite si kundërpërgjigje.
Nga këto sulme Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se janë vrarë mbi 24 mijë palestinezë e janë plagosur mbi 61 mijë.
Kjo ministri e cila kontrollohet nga Hamasi, thotë se shumica e të vrarëve janë civilë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar.
The post Izraeli thotë se 253 pengje u morën më 7 tetor, hera e parë që dha një numër të caktuar appeared first on Klan Kosova.


