Zyrtarja e Lartë në Administratën e Joe Biden, shefja e USAID-it, Samantha Power, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Ajo shkruan në platformën X, se USAID, po punon me Kosovën për të forcuar stabilitetin rajonal, sigurinë energjetike dhe investimet e sektorit privat, transmeton klankosova.tv.
Takimi mes tyre u zhvillua dje, gjatë pjesëmarrjes së të dyve në Forumin Ekonomik në Davos, ndërsa për këtë ngjarje, ka shkruar sot vet Power.
Good to see Kosovo PM @AlbinKurti yesterday. @USAID is working with to strengthen regional stability, energy security, and private sector investment. #WEF24 pic.twitter.com/3BkmixwvnR
— Samantha Power (@PowerUSAID) January 19, 2024
Derisa takimin mes Poëer dhe Kurti, duket ta ketë mirëpritur edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, meqë e ka rishpërndarë në X, njoftimin e zyrtares së Lartë të Administratës së Joe Biden.
The post Kurti në Davos u takua me shefen e USAID-it, forcimi i stabiliteti rajonal temë diskutimi appeared first on Klan Kosova.


