Ka vdekur një 18-vjeçar që ishte rrahur para gjashtë ditëve në Podujevë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar doktoresha Argeta Gashi, e cila tha se viktima nuk ka arritur t’i bëjë ballë lëndimeve në tru.
“18-vjeçari është pranuar para gjashtë ditësh dhe si pasojë që s’ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra në tru i njëjti sot ka vdekur. Lëndimet i ka pasur si pasojë e rrahjes”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv.
Në lidhje me vdekjen e të riut ka reaguar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili tha lajmi dhe rrethanat e vdekjes i kanë të gjithë.
The post Vdes në QKUK 18-vjeçari që u rrah para gjashtë ditëve në Podujevë appeared first on Klan Kosova.


