Atletico Madridi ka shënuar fitore me rezultat minimal ndaj Granadës në ndeshjen e fundit të xhiros së 21-të të La Ligës.
Edhe njëherë në pah doli Alvaro Morata i cili e realizoi golin e fitores në minutën e 55-të të takimit pas asistimit nga Antoine Griezmann.
Me këtë fitores Atleticoja del në vendin e katërt me 41 pikë po aq sa ka Athletic Bilbao në të pestin.
Në anën tjetër, Granadës së Myrto Uzunit që luajti 67 minuta i komplikohen edhe më tej punët pasi që zë vendin e parafundit me 11 pikë.
The post I pandalshmi Morata ia sjell fitoren Atleticos ndaj Granadës së Uzunit appeared first on Klan Kosova.


