Skitari kosovar Klos Vokshi ka garuar sot në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj Gangëon 2024
Vokshi garoi në disiplinën e sllallomit të madh, në të cilën ishte i pafat, pasi në lëshimin e dytë doli nga shtegu.
Në lëshimin e parë zuri vendin e 54-të prej 79 garuesve, transmeton Klankosova.tv.
Krahas tij, garën nuk e përfunduan edhe 29 skitarë tjerë.
Në disiplinën e njëjtë, por tek vajzat, dje garoi Lirika Deva, e cila u rendit e 31-ta.
Vokshi e Deva janë skitarët e vetëm që po e përfaqësojnë Kosovën në LOD për të rinj, që po mbahen në Gangëon të Koresë së Jugut.
The post Skitari kosovar i pafat, humb garën në Lojërat Olimpike Dimërore appeared first on Klan Kosova.



