Është arrestuar një grua në Prishtinë, e cila dyshohet se për pesë vite ka shkaktuar probleme dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së saj.
E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta prej disa (5) vitesh ka shkaktuar probleme dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së saj. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
The post Arrestohet e dyshuara në Prishtinë, ushtroi dhunë psiqike për 5 vjet ndaj nënës së saj appeared first on Klan Kosova.




