Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie, ku temë kishin rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.
Visar Azemi nga LDK-ja ka thënë se ky është një problem konstant dhe i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës, njoton Klankosova.tv.
“Sot do te flasim për energjinë elektrike dhe për shtrejtimin e faturave të energjisë elektrike. Problem konstant dhe pothuajse i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës. Jemi në pjesën e tretë të janari dhe është hera e dytë që qytetarëve po u vjen fatura me shifra marramendëse dhe shuma të papërballueshme që shumica e familjeve kosovare po e kanë hall të madh se si t’i paguajnë ato”,
Përndryshe ai për Qeverinë Kurti tha se nuk ka asnjë plan mbi energjinë elektrike.
“Kjo qeveri nuk ka plan për energjinë”.
Më tutje ai tha se ku fenomen nuk është trend global, dhe listoi sipas tij disa nga shkaqet që shpien deri në këtë problem.
“Nëse dikush po mendon se fryrja e faturave ka ndodhur rastësisht ose është ndonjë trend global të ngritjes së energjisë elektrike është shumë gabim. Ta kujtojmë që blloku A5 i termocentralit Kosova A ka mbetur jashtë funksionit për disa muaj të tërë që u mundësoi shokëve të Albin Kurtit, Nagipit e Martinit të shesin energjinë elektrike në Kosovë me shuma jashtëzakonisht të mëdha duke u munduar ta kompenzojnë prodhimin që ishte bllokuar nga prodhimi i termocentralit A5, e dini se patëm probleme me prokurorimin në KEK dhe ata mbanin peng rikonstruktimin e këtij blloku në mënyrë që importi i energjisë elektrike të vazhdonte”, tha Azemi.
“Kjo qeverisje për tri vite nuk ka arritur asnjë megavat në kapacitetet e rigjenerimit të energjisë elektrike në vend. Në një moment kur Kosova e pati mundësinë që ta uli varësinë nga thëngjilli me projektin amerikan, ministra Artane Rixvanolli, së bashku me Albin Kurtin refuzuan këtë projekt duke arsyetuar se çmimi dhe kostoja e lartë mund të bënin investime të tjera menjë risk tjetër. Mbi 900 ditë të kësaj qeverie asnjë investim nuk është bërë në këtë fushë, zero. Ndërsa edhe sot nuk ka një epilog në projektin solar në Kosovë”.
Më tutje, Azemaj tha se LDK-ja e sheh si të pa shmangshëm ndërtimin e termocentralit me gaz amerikan.
“Ne e shohim të pa shmangshëm ndërtimin e centralit me gaz in amerikan me kapacitet prej 500 megavatësh, klasifikimin e Kosovës me gaz amerikan gjithashtu, rahabilitimin e mirëfilltë të termocentralit Kosova B, për te punuar efiçiencën në nivel vendi”, është shprehur Azemi.
The post Azemi: Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan për energjinë elektrike appeared first on Klan Kosova.




