Vehbi Miftari ka bërë të ditur se pas tri vjetësh angazhimi si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e ka përmbyllur angazhimin në Zyrën e Presidentes së Kosovës.
Kjo pasi nga 1 shkurti, ai do të udhëheqë misionin e sapo themeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan, raporton Klan Kosova.
“Sot, pas tri vjetësh angazhimin tim si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angazhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës. E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapo themeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan”, ka shkruar Miftari në Facebook.
The post Vehbi Miftari lë Presidencën për Selinë e Shenjtë në Vatikan appeared first on Klan Kosova.





