Home > Uncategorized > Prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024

Prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024

//
/
Comments are Off

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar për prioritetet e saj për vitin 2024.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj ministrie, bëhet e ditur se ndër të tjera, Ministria e Mbrojtjes ka prioritet zhvillimin e burimeve njerëzore, logjistike, infrastrukturore, zgjerimin e infrastrukturës, e ristrukturimin e ministrisë, përcjell Klankosova.tv.

Njoftimi i plotë:

“Prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024

Zhvillimi i burimeve njerëzore, logjistike, infrastrukturore, kapaciteteve të inteligjencës dhe vazhdimi i blerjeve strategjike sipas konceptit shtet me shtet dhe shtet me prodhues.
Ristrukturimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
Pas miratimit të Ligjit për Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri te Mbrojtjes hartimi i akteve nënligjore dhe dokumenteve të tjera përcjellëse për funksionalizimin e Agjencisë.
Hartimi i Ligjit për Komponentin Rezervë bazuar ne Draft-Koncept Dokumentin për Komponentin Rezervë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Investimi në sisteme moderne të armatimit.
Hartimi i Strategjisë për Zhvillimin e Industrisë së Mbrojtjes së Kosovës.
Zhvillimi i kapaciteteve të mirëmbajtjes.
Zgjerimi i infrastrukturës.
Krijimi i Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike”.

The post Prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2024 appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights