Për herë të parë në histori, sot në zyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut do të jetë shqiptari Talat Xhaferi.
Nga ora 10:00 do të bëhet edhe pranim-dorëzimi i detyrës në mes Dimitar Kovaçevskit e kryeministrit të ri të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferit.
Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës, kryeministri i ri dhe paraardhësi i tij do të mbajnë një konferencë për media, ku më pas do të dalin edhe për shëtitje në Shkup, njofton Klankosova.tv.
Talat Xhaferi do të udhëheq qeverinë teknike deri në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 8 maj.
The post Xhaferi sot e pranon detyrën, më pas del për shëtitje me Kovaçevskin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



