Kalimi me veturë nuk është i lehtë në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.
Por as në këmbë nuk është aq mirë. Kjo si pasojë e disa gropave gogja të mëdha, e të cilat sipas banorëve aty, tash e pothuajse dy-vjet
Ndaj këta të fundit sikur janë lodhur nga këto vështirësi.
“Jemi jashtëzakonisht të nervozuar askush nuk po merret me këtë rrugë, kush të mundet e vendos nga nga një lopatë çimento aty”, tha një banor i asaj ane.
Nga Komuna e Fushë Kosovës, drejtori i Shërbimeve Publike, Maliq Berisha, përmes telefonit i tha Klan Kosovës se rregullimi i saj deri më tani nuk është bërë shkak i disa ndërtimeve që janë bërë në këtë hapësirë mirëpo premtoi që diçka e tillë është në proces dhe se shumë shpejt do të fillojnë punimet.
Kronikë e përgatitur nga gazetarja Endrita Bajrami.
The post Fushë Kosovë, rruga “Hajrullah Zymi” vështirë kalohet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





