Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se po e shqyrton një shkarkim të mundshëm të oficerit të lartë ushtarak të vendit, lajm ky i cili ka tronditur kombin që lufton pushtimin rus dhe ka shqetësuar aleatët perëndimorë të Kievit.
Ai për televizionin Italian RAI duke komentuar largimin e gjeneralit Valerii Zaluzhnyi, tha se “një rivendosje, një fillim i ri është i nevojshëm” dhe “nuk ka të bëjë me një person të vetëm, por me drejtimin e udhëheqjes së vendit”, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.
“Unë jam duke menduar për këtë zëvendësim, por nuk mund të thuash këtu se kemi zëvendësuar një person të vetëm” shtoi Zelensky.
“Kur flasim për këtë, kam parasysh një zëvendësim të një sërë drejtuesish shtetërorë, jo vetëm në një sektor të vetëm si ushtria. Nëse duam të fitojmë duhet të shtyjmë të gjithë në të njëjtin drejtim, të bindur për fitoren, nuk mund të dekurajojmë, le të na bien krahët, duhet të kemi energjinë e duhur pozitive”
The post Presidenti i Ukrainës konfirmon se po mendon të shkarkojë shefin ushtarak të vendit appeared first on Klan Kosova.



