Home > Uncategorized > Ndërron jetë “mbretëresha” e valles shqiptare, Liljana Cingu

Ndërron jetë “mbretëresha” e valles shqiptare, Liljana Cingu

//
/
Comments are Off

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore në Shqipëri, Liljana Cingu.

Artistja e mirënjohur ishte një nga valltaret më të mira shqiptare, e nderuar me disa tituj për karrierën e saj artistike, si “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i madh”, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

“Lili”, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, është një nga valltaret shqiptare që krijoi një personalitet tipik të sajin jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.

Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi viteve, falë pasionit të saj për vallet e bukura shqiptare.

 

The post Ndërron jetë “mbretëresha” e valles shqiptare, Liljana Cingu appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights