Home > Uncategorized > Nazarko: Rregullorja e dinarit do të duhej të ishte aplikuar më herët, por me një periudhe parapërgatitore (VIDEO)

Nazarko: Rregullorja e dinarit do të duhej të ishte aplikuar më herët, por me një periudhe parapërgatitore (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Opinionisti, Mentor Nazarko, deklaroi qasja që ka sot Qeveria e Kosovës nuk po prodhon integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Në vitin e fundit të qeverisjes Biden, nuk po shoh përparim real të Kosovës në rrugën e integrimit ndërkombëtar të saj, nuk kemi hyrje në Unesco, në Interpol. Kemi kërcënim për sanksione, dhe nuk e kuptoj se çfarë prodhon kjo sjellje e Kosovës”, deklaroi ai duke iu referuar vendimit të fundit nga ana e Kosovës lidhur me ndalimin e dinarit serb.

“Mendoj se gjithë veprimet që ka ndërmarrë Kosova, ky veprim i shfuqizimit të dinarit do të duhej të ishte i pari, përpara targave, por do të duhej të kishte edhe një periudhë kalimtare për zbatimin e tij, sepse ky veprim në vetvete është një veprim me karakter të fortë. Mendoj që kjo rregullore e dinarit do të duhej të ishte aplikuar më herët, por me një periudhe parapërgatitore me mjete alternative që do të parashikonin hyrjen në fuqi të saj”, u shpreh Nazarko për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

The post Nazarko: Rregullorja e dinarit do të duhej të ishte aplikuar më herët, por me një periudhe parapërgatitore (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights