Një burrë nga Virxhinia e ShBA-së tha se një biletë lotarie me gërvishtje ishte e harruar në ulësen e pasagjerit të veturës së tij të dërgesës përpara se të zbulonte se vlente 100 mijë dollarë.
Shoferi i dërgesave Zachary Clements nga Buena Vista u tha zyrtarëve të Lotarisë së Virxhinias se ai bleu biletën rrugës në Buena Vista dhe e hodhi në ulësen e veturës, ku edhe mbeti në harresë.
Clements tha se ai e rizbuloi biletën disa kohë më vonë dhe gërvishti çmimin prej 100 mijë dollarësh.
“Isha shumë i emocionuar”, kujton lojtari.
Clements theksoi se ka në plan t’i investojë paratë e fituara në biznesin e tij të dërgesave.
The post Fituesi harron në veturë biletën fituese të lotarisë appeared first on Klan Kosova.





