Home > Uncategorized > Pesë marinsa amerikanë vdiqën nga rrëzimi i helikopterit në Kaliforni

Pesë marinsa amerikanë vdiqën nga rrëzimi i helikopterit në Kaliforni

//
/
Comments are Off

Pesë marinsa që fluturonin nga Nevada në Kaliforni kanë vdekur në një përplasje helikopteri, konfirmuan zyrtarët ushtarakë amerikanë.

Një operacion kërkim-shpëtimi u nis për CH-53E Super Stallion pasi u “raportua i vonuar” të mërkurën.

Helikopteri ishte në një fluturim stërvitor nga një bazë e Forcave Ajrore të Nevadës në një stacion ajror pranë San Diegos.

Zyrtarët thanë se vendndodhja e fundit e raportuar u mor të martën në mbrëmje rreth orës 23:30 me kohën lokale.

Helikopteri u gjet më vonë të mërkurën në mëngjes në malet e mbuluara me dëborë në Kaliforni – rreth 74 kilometra nga destinacioni i tij.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ofroi ngushëllimet e tij për familjet e trupave pas publikimit të lajmit të enjten në mëngjes, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

The post Pesë marinsa amerikanë vdiqën nga rrëzimi i helikopterit në Kaliforni appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights