Home > Uncategorized > Aktakuzë kundër të moshuarit në Serbi: Torturoi një gjarpër helmues në banesën e tij

Aktakuzë kundër të moshuarit në Serbi: Torturoi një gjarpër helmues në banesën e tij

//
/
Comments are Off

Prokuroria Themelore Publike në Leskovc të Serbisë ka dorëzuar aktakuzë në gjykatë për veprën penale të vrasjes dhe keqpërdorimit të kafshëve ndaj një 64-vjeçari i cili akuzohet se ka torturuar një gjarpër helmues në banesën e tij.

Siç njofton Prokuroria Themelore Publike në Leskovc, i pandehuri N.K është akuzuar për mbajtjen e gjarprit helmues në dy tullumbace plastike të bashkuara në banesën e familjes gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 2023 dhe me këtë ia ka mohuar nevojat elementare për lëvizje të lirë, aktivitet fizik dhe kushte të përshtatshme klimatike në përputhje me nevojat e specieve, raporton Juzne vesti, transmeton Klan Kosova.

Prokuroria bëri me dije se kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

The post Aktakuzë kundër të moshuarit në Serbi: Torturoi një gjarpër helmues në banesën e tij appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights