Home > Uncategorized > Sulmi izraelit në Rafah mund të çojë në masakër, paralajmëron OKB-ja

Sulmi izraelit në Rafah mund të çojë në masakër, paralajmëron OKB-ja

//
/
Comments are Off

Zyrtari më i lartë i ndihmave emergjente të Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths, ka paralajmëruar se një sulm izraelit në Rafah, qytetin më jugor të Gazës, mund të çojë në një “masakër”.

Ai tha se palestinezët në Gaza tashmë po vuajnë “një sulm që është i pashembullt në intensitetin, brutalitetin dhe shtrirjen e tij”.

Griffiths tha se pasojat e një pushtimi të Rafahut do të ishin “katastrofike”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se do t’i mposhtë personat e armatosur të Hamasit që ai thotë se janë fshehur në qytet.

Në një deklaratë të formuluar jashtëzakonisht fort, Griffiths tha se mbi një milion njerëz ishin “të ngjeshur në Rafah, duke e parë vdekjen në fytyrë”.

Ai tha se civilët në qytet kishin pak ushqim ose akses në ilaçe dhe “nuk kishte asnjë vend të sigurt për të shkuar”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Griffiths shtoi se një pushtim izraelit i qytetit do të “lënë një operacion humanitar tashmë të brishtë në derën e vdekjes”.

Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres tha për programin Newshour të BBC-së se OKB-ja nuk kishte marrë asnjë plan evakuimi të Rafah nga Izraeli dhe nuk do të merrte pjesë në asnjë evakuim të detyruar.

Rafah është një qytet i vogël në jug të Rripit të Gazës në kufi me Egjiptin. Para luftës ishte shtëpia e rreth 250 mijë njerëzve, por që kur Izraeli urdhëroi civilët të evakuoheshin nga jugu, popullsia e tij është rritur në rreth 1.5 milionë.

Shumë prej tyre jetojnë në tenda në kushte të dëshpëruara dhe thonë se nuk kanë ku të shkojnë.

The post Sulmi izraelit në Rafah mund të çojë në masakër, paralajmëron OKB-ja appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights