Home > Uncategorized > Bislimi acarohet në Lajçakun, e kritikon për të qenit i padrejtë ndaj Kosovës

Bislimi acarohet në Lajçakun, e kritikon për të qenit i padrejtë ndaj Kosovës

//
/
Comments are Off

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i ka reaguar ndërmjetësuesit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçakut.

Ai e kritikoi Lajçakun për siç thotë rolin e tij të padrejtë në dialog, meqë nuk ka sqaruar fare se një takim i zhvilluar një ditë më parë, bëhej fjalë për NCEU-në në Serbi, transmeton klankosova.tv.

”Ndërmjetësi i BE-së, Lajçak ka postuar nga takimi i mbajtur me NCEU, disa orë para raportimit në PSC (Political and Security Committee) për dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka vendosur të mos përmend se bëhet fjalë për NCEU në Serbi”.

1/3 EUSR Lajcak posted from a meeting held with NCEU, hours before reporting to PSC on the normalization dialogue between Kosova and Serbia, but decided not to mention that it is about NCEU in Serbia.https://t.co/PArrbcpyQ7

— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) February 14, 2024

NCEU (National Convention on the European Union) është organ i përhershëm në kuadër të të cilit debati i strukturuar tematikisht për anëtarësimin e Serbisë në BE udhëhiqet ndërmjet përfaqësuesve të administratës shtetërore, partive politike, organeve të pavarura, organizatave joqeveritare, ekspertëve, industrisë, sindikatat dhe organizatat profesionale.

2/3 However, the delegation is mainly composed of serb NGO-s from Kosova, actively and openly advocating against integration of Serb citizens in the economic & social life of Kosova.

— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) February 14, 2024

”Megjithatë, delegacioni përbëhet kryesisht nga OJQ-të serbe nga Kosova, të cilat në mënyrë aktive dhe të hapur avokon kundër integrimit të qytetarëve serbë në jetën ekonomike dhe sociale të Kosovës”, shkruan ndër tjera Bislimi.

3/3 Mr. Lajcak should explain to us whether in his narrative, serb NGO-s from are part of NCEU Serbia & whether NCEU Serbia fall under his umbrella. Another strong demonstration of Mr. Lajcak’s “fair” & “neutral” approach to parties in the normalization process.

— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) February 14, 2024

” Z. Lajcak duhet të na shpjegojë nëse në narrativën e tij, OJQ-të serbe nga Kosova janë pjesë e NCEU Serbia dhe nëse NCEU Serbia bien nën ombrellën e tij. Një tjetër demonstrim i fortë i qasjes “të drejtë” dhe “neutral” të zotit Lajçak ndaj palëve në procesin e normalizimit”.

The post Bislimi acarohet në Lajçakun, e kritikon për të qenit i padrejtë ndaj Kosovës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights