Home > Uncategorized > Kusari: E shqetësuar për sigurinë fizike të anëtarëve të KPM pas sulmit brutal nga deputetët e VV-së ndaj tyre

Kusari: E shqetësuar për sigurinë fizike të anëtarëve të KPM pas sulmit brutal nga deputetët e VV-së ndaj tyre

//
/
Comments are Off

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ku kanë raportuar anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

Në një postim në Facebook, Kusari e shpreh e shqetësuar në lidhje me qasjen e deputetëve të LVV-së në këtë mbledhje ndaj anëtarëve të KPM-së.

Ajo tha se veprimet e deputetëve të LVV-së janë “sulm brutal” i pavarësisë së këtij institucioni.

“Ajo çfarë ka bërë sot Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend me anëtaret e Komisionit të Pavarur për Media është njëjtë sikur me i ftu gjyqtarët dhe me iu kërku llogari për vendimet e tyre. Është sulm brutal i pavarësisë së një institucioni që sipas Kushtetutës është i pavarur”, shkroi Kusari, teksa tha se është “e tronditur me përkeqësimin kaq të shpejtë të lirisë së medias në Kosovë”.

Juristja e mediave tha se më e shqetësuar është për sigurinë fizike të anëtarëve të KPM-së si pasojë e gjuhës së përdorur nga ana e deputetëve të LVV-së javën e kaluar dhe sot.

“Por, por, por, shqetësimi im kryesor ka të bëjë me sigurinë fizike të anëtarëve të KPM-së. Gjuha e përdorur nga ana e deputetëve javën e kaluar dhe sot (ndonëse sot gjuhë më e zbutur) është nxitje e dhunës ndaj anëtarëve. Shpresoj që të mos iu ndodhë asgjë”, shkroi Flutura Kusari.

Bordi i KPM-së mori pjesë sot në Komisionin parlamentar ku u përgjigjën në pyetjet e anëtarëve të Komisionit lidhur me vendimin e tyre për kthimin e kanaleve të “Arena Sport” në platformat kabllore të Kosovës.

Deputetët e LVV-së, Nijazi Isaku dhe Besim Muzaqi, kanë kërkuar themelimin e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me vendimin e KPM-së lidhur me heqjen e vendimit për pezullimin e kanaleve të “Arena”-s.

Veç kësaj, ata kanë kërkuar edhe shkarkimin e bordit të KPM-së. /Klankosova.tv

The post Kusari: E shqetësuar për sigurinë fizike të anëtarëve të KPM pas sulmit brutal nga deputetët e VV-së ndaj tyre appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights