Home > Uncategorized > Trepça fiton Kupën, Hajrizi: Na është bërë rutinë

Trepça fiton Kupën, Hajrizi: Na është bërë rutinë

//
/
Comments are Off

Trepça ka mposhtur Sigal Prishtinën në finale të Kupës.

Kjo është hera e tretë radhazi që klubi nga Mitrovica arrin ta bëjë këtë.

“Na është bërë rutinë. Jam shumë i gëzuar, shumë i emocionuar, për krejt këta njerëz që janë të lumtur dhe që po ua shpaguajmë me këso suksese”, ka thënë Hajrizi, njofton KlanKosova.tv

“Dua t’i përgëzoj bashkëlojtarët që luftuan deri në minutat e fundit. Shpresoj që ta vazhdojmë ritmin e njëjtë të punës dhe të arrijmë atë që po e kërkojmë tash e sa vjet”.

Ai ka thënë se përballja me Sigal Prishtinën është me e veçantë.

“Sfidat janë më emocionuese, sepse janë dy rivalitete të moçme. Jo rastësisht duhet ‘El Clasico’ kosovare. Ne e deshëm fitoren pak më shumë dhe e arritëm”.

The post Trepça fiton Kupën, Hajrizi: Na është bërë rutinë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights