Bologna ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Lazios me rezultat 2-1, në luftën për top katërshe në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Gustav Isaksen, në minutën e 18’. Bologna u kthye në lojë me anë të El Azzouzit, në minutën e 39’, i cili shënoi golin e barazimit.
Në pjesën e dytë, Joshua Zirkzee doli sërish në skenë duke realizuar golin e fitores në minutën e 78’.
Bologna pas fitores kalon në vendin e pestë me 45 pikë, me pikë të barabarta me Atalantan që është në pozitën e katërt.
Ndërkohë Lazio renditet në vendin e tetë me 37 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv.
The post Zirkzee shkëlqen në gjuetinë e Bolognas për top katërshe në Serie A appeared first on Klan Kosova.


