Home > Uncategorized > Gjirafa dhe Carvago – Lansohet tregu online i automjeteve (VIDEO)

Gjirafa dhe Carvago – Lansohet tregu online i automjeteve (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Nga e hëna, kosovarët do ta kenë më të lehtë e më të sigurt shit/blerjen e veturave.

Kjo falë tregut më të ri online automobilistik, ”Carvago by Gjirafa” që u lansua në Kosovë si shteti i tetë në Evropë.

Për presidenten Vjosa Osmani, kjo platformë inovative do të ndikojë në ekonominë e  Kosovës.

Ky bashkëpunim i kompanisë kosovare me atë nga Çekia sipas ambasadorit çek do t’i forcojë marrëdhëniet diplomatike.

Për zgjerimin e kësaj platforme jashtë Bashkimit Evropian u gëzua edhe bashkëthemeluesi i saj. E themeluesi i Gjirafës, Mërgim Cahani shtoi se kanë për qëllim demokratizimin e tregu të veturave.

Ky shërbim inovativ ua mundëson klientëve blerjen e automjeteve nga komoditeti i tyre shtëpiak, për çfarë garanton gjendjen e çdo makine, pasi teknikët e saj ekspertë inspektojnë personalisht çdo automjet para se të dalë në shitje.

The post Gjirafa dhe Carvago – Lansohet tregu online i automjeteve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights