Opinionisti Agon Maliqi ka thënë që acarimi i raporteve midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëndron te qasja e kryeministrit Albin Kurti.
“Kjo temë edhe është banalizuar në Kosovë, në kuptimin e këtij diskursit ‘Amelika, Amelika’, pra është bërë si debat foshnjor, dhe rikthehemi te ajo trauma e atëhershme e [Richard] Grenellit dhe presioneve të ashpra që çuan në dorëzimin e qeverisë”, ka thënë Maliqi në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Pra, është një temë që kryeministri pak edhe me dashje e provokon njëfarë forme për të treguar njëfarë mëvetësie, pavarësie në politikën e vet, sikur ai po e mbron interesin e Kosovës, ndërkohë që ShBA-ja po synon apo ka njëfarë synimi djallëzor”.
“Pra, e shoh këtë retorikën e kryeministrit ku ai thotë që gjithçka është në rregull, ku ndërkohë kemi deklarata jo vetëm nga ambasadori [Jeffrey] Hovenier, por edhe nga niveli i dytë më i lartë në departamentin amerikan të shtetit që alarmon dhe thotë që nuk janë të mira raportet. Pra, me fjalë të drejtpërdrejta, ne nuk mund ta konsiderojmë qeverinë e Kosovës si partner”.
The post “Amelika-Amelika, Kurti debat foshnjor për SHBA-në sipas Maliqit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


