Home > Uncategorized > Bendi suedez këngë për Skënderbeun, anëtari i grupit thotë se i pëlqeu historia e tij (VIDEO)

Bendi suedez këngë për Skënderbeun, anëtari i grupit thotë se i pëlqeu historia e tij (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Bendi suedez “Black Fame”, i ka kushtuar një këngë Gjergj Kastriot – Skënderbeut.

Tekstshkruesi i saj është Shkelzen Behrami “Xeni”, i cili tha se ka kohë që shkruan por kjo është hera e parë që ka shkruar në gjuhën angleze.

“Kënaqësi të jem me ju, të prezantojmë këngën ‘Imperatore’. Inspirimi erdhi gjatë shëtitjeve me mikun tim Pär, që është anëtarë i grupit ‘Black Fame’, me të cilin kishim shumë diskutime rreth historisë shqiptare, ndër to edhe bisedat për Gjergj Kastriot Skënderbeun, nga kjo filloi edhe ideja pse mos ta bëjmë një këngë ‘Hard rock’ për Skënderbeun”, u shpreh ai në emisonin Ora 7 në Klan Kosova.

Pär Nordqvist anëtar i bendit suedez, tha se kjo këngë buron nga shëtitjen me “Xenin”.

“Kjo këngë buron nga shëtitjet me Xenin, kur ne flisnim histori shqiptare. Ne biseduam për Skënderbeun dhe tregimin mbresëlënës. Se si u kidnapua nga si fëmijë dhe pastaj u hakmor kundër perandorisë osmane. Neve na pëlqej kjo histori magjepëse, dhe dëshiruam të bëjmë një këngë për të”.

The post Bendi suedez këngë për Skënderbeun, anëtari i grupit thotë se i pëlqeu historia e tij (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights