Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se subjekti i tij dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai sot para mediave ka deklaruar se për arsyen e cekur më lartë nuk votojnë as marrëveshjet ndërkombëtare.
“E dini se nga qershori i vitit të kaluar grupi parlamentar i PDK-së nuk e voton asnjë marrëveshje ndërkombëtare në kuadër të Kuvendit të Kosovës me qëllim të mos krijojmë më kushte që të punohet më tutje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme”.
“Nuk ka kuptim që të bëjmë kuorumin që të votojmë marrëveshje ndërkombëtare kur vendi ynë është në sanksione, kur jem nën kërcënim të vazhdueshëm për një suspendim të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çfarë kuptimi ka kur në po izolohemi? E të vazhdojmë të sillemi sikurse gjithçka është në rregull dhe të vazhdojmë t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Tahiri. /Klankosova.tv
The post Tahiri: Vendi të shkojë në zgjedhje, do të vazhdojmë të mos i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare appeared first on Klan Kosova.


