Home > Uncategorized > Në cilat fusha ka ngecur më së shumti Qeveria Kurti sipas qytetarëve të Kosovës? (VIDEO)

Në cilat fusha ka ngecur më së shumti Qeveria Kurti sipas qytetarëve të Kosovës? (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS) ka publikuar së fundmi hulumtimin se cilat nga fushat në Kosovë kanë pësuar ngecje gjatë qeverisjes Kurti.

Sipas votave të publikut, fusha e parë që ka më së shumti ngecje në Kosovë është ekonomia me 30 për qind, përcjell Klankosova.tv.

Me 19.30 për qind dhe të dytat radhiten fusha e arsimit dhe shëndetësisë.

Marrëdhëniet ndërkombëtare vijnë me radhë me 14.4 për qind, pastaj bujqësia renditet me 6.70 për qind, energjetika me 6.60 për qind dhe sundimi i ligjit me 2.60 për qind.

Ky hulumtim është duke u diskutuar dhe analizuar përndryshe në Rubikon me Adriatik Kelmendin.

 

The post Në cilat fusha ka ngecur më së shumti Qeveria Kurti sipas qytetarëve të Kosovës? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights