Home > Uncategorized > Osmani: Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga zjarri në Spanjë

Osmani: Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga zjarri në Spanjë

//
/
Comments are Off

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është solidarizuar me të prekurit nga zjarri në Valencia të Spanjës.

“Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga zjarri tragjik në Valencia të Spanjës”, shkroi ajo.

“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet që humbën të dashurit dhe u urojmë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve”, shtoi Osmani në X, raporton Klankosova.tv.

Nga zjarri masiv që shpërtheu në dy blloqe të apartamenteve në Valencia të Spanjës, kanë vdekur së paku 10 persona, dhe janë zhdukur së paku 15 të tjerë.

The post Osmani: Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga zjarri në Spanjë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights