Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov ka bërë të ditur se gjysma e dërgesave perëndimore të armëve janë vonuar.
Ai është shprehur se sa herë një veprim nuk kryhet në kohë, siç tha ai, humbasin njerëz dhe territor.
“Angazhimi nuk përbën dorëzim, kur bëhet fjalë për vendet perëndimore që dërgojnë armë në Ukrainë. 50 për qind e armëve nuk dorëzohen në kohë. Në thelb, sa herë që një angazhim nuk vjen në kohë, ne humbim njerëz, humbim territor”, u shpreh ai.
The post Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Gjysma e dërgesave perëndimore të armëve janë vonuar appeared first on Klan Kosova.





