Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë ka thënë se strehimoret në Gaza janë shumë të mbipopulluara.
UNRWA gjithashtu ka paralajmëruar përhapjen e sëmundjeve për shkak të kushteve johigjienike.
“Uji i pastër është i paktë. Mbetjet e ndryshme janë duke u grumbulluar. Përhapja e sëmundjeve është në rritje”.
“Situata është katastrofike, por ekipet e UNRWA-së vazhdojnë të punojnë për të ofruar ndihmë”, ka thënë UNRWA.
The post UNRWA paralajmëron përhapjen e sëmundjeve për shkak të kushteve johigjienike në Gaza appeared first on Klan Kosova.





