Home > Uncategorized > Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një gruaje dhe arrestimin e saj

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një gruaje dhe arrestimin e saj

//
/
Comments are Off

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një gruaje dhe arrestimin e saj.

Në njoftimin e lëshuar nga policia thuhet se e dyshuara kërkohet për përfshirje në një rast, “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, që është raportuar në polici në dhjetor të vitit 2023.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

The post Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një gruaje dhe arrestimin e saj appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights